Shoqata “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening”StatutKREU I
Dispozita të Përgjithshme Neni 1 Emërtimi i shoqatës është “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening” ose sinonimi në anglisht “Albanian Chevening Scholar Alumni” (më poshtë quajtur “Shoqata”). Shoqata zhvillon aktivitetin e saj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Shoqata ka stemën dhe vulën e saj. Stema dhe vula përdoret vetëm nga personat e autorizuar. Shoqata është një organizatë akademiko-social-kulturore, jo-qeveritare, jo-politike e jo-fitimprurëse. Neni 2 Selia e shoqates “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening” ndodhet në Tiranë, pranë selisë së Këshillit Britanik. Neni 3 Shoqata do të zhvillojë aktivitetin e saj për një afat kohor të papërcaktuar. Neni 4 Objekti i aktivitetit të shoqatës `Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening` është: a) Të krijojë, nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave të përbashkëta, një pikë kontakti dhe referimi për të gjithë shkollarët shqiptare te bursës Chevening; b) Të ndërmarrë c’do iniciativë me qëllimin që të fuqizoj solidaritetin midis shkollarëve të bursës Chevening dhe te koordinojë komunikimin e tyre me shkollarët e bursës Chevening të vendeve të tjera. c) Te nxise vazhdimesine e punes akademike te shkollareve te burses Chevening edhe pas perfundimit te studimeve pasuniversitare. d) Të promovojë, në shoqërinë civile dhe të bisnezit, institucionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare njohjen e vlerave dhe të përgatitjes profesionale të shkollarëve të bursës Chevening në kontekstin e zhvillimit të konkurrencës së lirë. e) Të nxisë dhe bashkëpunojë në politikat ekonomike, financiare dhe industriale duke i siguruar në këtë mënyrë shkollarëve të bursës Chevening një terren të lirë dhe konkurrues. f) Të përfaqësojë, brenda normave të parashikuara nga statuti, shkollarët e bursës Chevening, në komunikimin me institucionet dhe administratën, me organizatat ekonomike, politike dhe sociale, kombëtare dhe ndërkombëtare. g) Të organizojë aktivitete formimi, kërkime e studime, diskutime dhe mbledhje per institucione te ndryshme në nivel kombetar dhe nderkombtar ne lidhje me aspektet te ndryshme sociale dhe ekonomike. h) Të kryejë funksionin këshillues për shkollarët e bursës Chevening, institucione dhe organizma të tjerë që operojnë në Shqipëri. i) Të publikojnë studime, broshura, libra, gazetë, të cilat mund të kontribuojnë në realizimin e objektivave të përmendura më lart. Të ushtrojë te gjitha keto veprimtari si dhe çdo veprimtari tjetër të lidhur apo plotësuese me veprimtaritë e mësipërme ne perputhje me nenet e ketij statuti. Objektivat e lartëpërmendura të Shoqatës mund të pasurohen me vendim të Këshillit Drejtues apo Mbledhjes se Pergjitheshme të Shoqatës.
Kreu II
Anetaresia ne shoqaten “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening”
Neni 5 Anëtarë të shoqatës `Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening` janë vetëm shkollarët e bursës Chevening. Antearët duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre duke respektuar dispozitat e ketij statuti.
Neni 6 Ka dy statuse anetaresh ne shoqate: a) Anetar i plote; b) Anetar nderi. Neni 7 Anëtarësia e plote fitohet automatikisht me nënshkrimin e kontratës me Këshillin Britanik në Tiranë nga e cila perfiton bursen e studimit Chevening dhe pasi personi i interesuar te kete bere nje kerkese per anetaresim para Keshillit Drejtues te Shoqates. Me propozim te Keshillit Drejtues, Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve mund te zgjedhe anëtarë nderi per Shoqaten, te cilet mund te marrin pjese ne mbledhjet e Shoqates apo organet e saj. Per anetarin e nderit vlejne neni 17 dhe neni 24 i ketij Statuti. Neni 8 Cdo anetar i Shoqates duhet te figuroje i rregjistruar ne rregjistrin themeltar te saj dhe te pajiset me nje karte antaresimi. Neni 9 Ushtrimin e së drejtës së antarësisë e gëzon cdo anëtar që është pranuar në mënyrë të rregullt dhe që ka derdhur kontributin e anetaresise dhe kuotën periodike vjetore te antarësise. Neni 10 Anetari i Shoqates ka keto te drejta: a) Te jape mendime, te propozoje dhe te marre pjese ne votim per cdo ceshtje qe diskutohet ne Shoqate. b) Te njihet me cdo vendim te marre nga organet drejtuese te Shoqates. c) Te zgjedhe dhe te zgjidhet ne organet e Shoqates ne baze te procedurave te percaktuara. d) Te marre pjese ne veprimtari te Shoqates. e) Te organizoje vete veprimtari te Shoqates brenda dhe jashte vendit. f) Cdo anetar i Shoqates ka te drejte qe ne perputhje me ligjet ne fuqi ne Republiken e Shqiperise te kundershtoje ne gjykaten kompetente vendimet e Shoqates qe bien ne kundershtim me ligjin ose Statutin. g) Cdo anëtar ka të drejtën e një vote. Ne te gjitha mbledhjet apo vendimet e shoqates votat e te gjithe anetareve te saj jane te barabarta midis tyre.
Neni 11 Anetari i Shoqates ka keto detyra: a) Te zbatoje rigorozisht Statutin e Shoqates; b) Te kontribuoje per prezantimin dhe mbeshtetjen e programit te Shoqates dhe aktivitetit te saj; c) Te kontribuoje per organizimin e veprimtarive te Shoqates; d) Te zbatoje detyrat e ngarkuara dhe te marra persiper; e) Te paguaj kontributin e anetaresise dhe kuoten periodike vjetore te antaresise.
Neni 12 Anëtarësia humbet në rast se: a) Revokon anëtarësinë; b) Refuzon pagimin e detyrimeve financiare; c) Vdes ose humbet zotesine per te vepruar; d) Përjashtohet për shkak të cënimit të rëndë të dispozitave te statutit apo interesave të bursës Chevening. KREU III
Organe drejtuese te shoqates “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening”
Neni 13 Organet drejtuese te Shoqatës janë: a) Mbledhja e Përgjithshme; b) Këshilli Drejtues; c) Kryetari Ekzekutiv; Neni 14 Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve është organi me i lartë vendimmarrës i Shoqatës.
Mbledhja e Përgjithshme e zakonshme mblidhet të paktën 4 (katër) herë në vit dhe thirret nga Këshilli Drejtues, Kryetari Ekzekutiv ose kur e kerkon 1/5 e antareve. Mbledhja e Përgjithshme e jashtëzakonshme mblidhet atëherë kur këtë e kërkon mbi ½ e anëtarëve te Shoqates.
Neni 15 Kompetencat e Mbledhjes së Përgjithshme janë si më poshtë: a) Zgjedh Këshillin Drejues dhe Kryetarin Ekzekutiv; a) Zgjedh financierin e shoqates si dhe anetaret e tjere te Keshillit Drejtues; b) Miraton ndryshimet në Statut; c) Miraton buxhetin vjetor të Shoqatës dhe të bilancit të propozuar nga Këshilli Drejues; d) Përcakton kontributin e anëtarësimit dhe kuotën periodike vjetore; e) Miraton kalendarin e mbledhjeve periodike me propozim nga Këshilli Drejtues; f) Përcakton fushat dhe programin e veprimtarisë së Shoqatës; g) Mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e veprimtarise se Shoqates; h) Nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, organizimit dhe strukturës së organizatës; i) Vendos për shpërndarjen e Shoqatës dhe emërimin e likujduesve; j) Vendos per ceshtje te tjera qe nuk i jane lene ne kompetence ndonje organi tjeter. Neni 16 Mbledhja është e vlefshme kur janë të pranishëm të paktën 1/5 e anëtarëve te Shoqates. Vendimet merren me shumicën e votave te anetreve qe jane te pranishem. Për ndryshimin e Statutit, përjashtimin e një anëtari, emërimin dhe shkarkimin e një anëtari të Këshillit Drejtues dhe të Kryetarit Ekzekutiv dhe shpërndarjen e Shoqatës vendoset me shumice votash kur janë të pranishëm të paktën ¾ e antarëve te Shoqates. Neni 17 Këshilli Drejtues ka 7 (shtatë) antarë nga të cilët 5 (pesë) anetare te plote te cilet gezojne te drejtën e votes dhe 2 (dy) anetare nderi pa të drejtë vote, si më poshtë vijon: a) Anetare te Keshillit Drejtues me te drejte vote: 1. Kryetari i Shoqatës; 2. Nkryetari i Shoqatës; 3. Sekretari i Shoqatës; 4. Financieri i Shoqatës; 5. Anëtar i Shoqatës; b) Anetare nderi ne Keshillin Drejtues pa te drejte vote: 1. Përfaqesues nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë - ex officio; 2. Përfaqesuesi nga Këshilli Britanik në Tiranë - ex officio. Këshilli Drejtues mblidhet rregullisht dhe drejtohet nga Kryetari Ekzekutiv i Shoqatës. Neni 19 Këshilli Drejtues, administron, udhëheq e drejton Shoqatën për realizimin e qëllimeve të saj. Në mënyrë të vecantë: a) Pret dhe diskuton vërejtjet, propozimet dhe kërkesat e formuluara nga antarët; b) Thërret mbledhjen e përgjithshme të anëtarëve; c) Propozon dhe ndërmerr iniciativa promovuese për realizimin e qëllimeve institucionale te Shoqatës; d) Kryen të gjitha detyrat në lidhje me organizimin e brendshëm, administrimin dhe drejtimin e Shoqatës; e) I jep antarëve dhe konsulenteve të jashtëm detyra të përkohshme, emërime e përfaqësime. Neni 20 Vendimet e Keshillit Drejtues jane te pavlefshme nese ato jane ne kundershtim me Statutin e Shoqates. Ne cdo rast ato mund te shfuqizohen vetem nga Mbledhja e Pergjitheshme e Shoqates.
Neni 21 Kryetari Ekzekutiv në përputhje me politikat dhe programet e miratuara nga Mbledhja e Përgjithshme dhe Këshilli Drejues ka per detyre: a) Te kujdeset për drejtimin dhe administrimin e Shoqatës; b) Te hartoje dhe përgatite projektet dhe programe te Shoqatës dhe t’ia paraqe për miratim Këshillit Drejtues; c) Në raste të jashtëzakonshme të marrë masa paraprake të administrimit të jashtëzakonshëm, duke marrë paraprakisht miratimin e Këshillit Drejues në mbledhjen e parë që do të zhvillohet; d) Në bashkëpunim më Financierin te kontrolloje administrimin e mjeteve financiare dhe pasurine e shoqatës. Kryetari Ekzekutiv përfaqëson ligjërisht Shoqatën në marrëdhënie me të tretë si dhe mundeson kontaktin e personave te inetresuar jashte Shoqates me personat pergjegjes ne Shoqate. Kryetari cel llogari bankare në emër të Shoqatës për fonde që rrjedhin nga kontributet dhe kuotat e anëtarëve ose nga ndonjë burim tjetër. Përdorimi i fondeve mund të bëhet vetëm me firmën e Kryetarit dhe të Financierit dhe në rast mungese me firmën e Nënkryetarit të Shoqatës. Kryetari Ekzekutiv raporton para Keshillit Drejtues dhe Mbledhjes se Pergjitheshme te Shoqates. Në mungesë të Kryetarit Ekzekutiv, Nënkryetari zëvendëson Kryetarin Ekzekutiv me kompetenca të plota.
Kreu IV
Financat e shoqates “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening”
Neni 22 Shoqata ka pavarsi financiare. Burimet e saj financiare sigurohen nga: a) Të ardhurat nga kontributet e anëtarësimit dhe kuotizacioni vjetor i anetaresise; b) Sponsorizime dhe grante të personave juridikë e fizikë, vendas ose të huaj; c) Dhurime të ofruara nga subjekte private ose publike vendase apo të huaja; d) Aktivitete dhe sherbime; e) Financime të tjera që mund të vijnë nga burime të tjera të ligjshme. Neni 23 Shoqata nuk pranon dhurata dhe nuk aplikon per fonde tek persona juridikë a fizikë, vendas ose të huaj te cilet shkelin hapur te drejtat dhe lirite themelore te njeriut apo kryejne aktivitet qe cenon dispozitat e ketij statuti. Neni 24
Anëtarët kane dy lloj detyrimesh financiare ndaj Shoqates: a) Kontributin e anëtarësie: 500 (pesëqind) Lekë; b) Kuotën periodike vjetore: 2 400 (dy mijë e katërqind) Lekë. Kontributi i anëtarësimit dhe kuotat periodike vjetore janë sbjekt ndryshimi çdo vit nga Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve. Anetaret e nderit jane te perjashtuar nga keto detyrime financiare te permendura me siper. Neni 25 Viti ushtrimor i Shoqatës fillon nga 1 Janari deri në 31 Dhjetor të cdo viti kalendarik. Bilanci përfundimtar duhet të pasqyrojë qartësisht, për kapituj të veçantë, drejtimin ekonomik – financiar të Shoqatës. Kreu V Procedurat e shoqates “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening” Neni 26 Vendimet ne Shoqate merren me shumice votash kur jane te te pranishem me shume se ½ e anetareve nese ne Statut nuk parashikohet ndryshe. Zgjedhjet per organet drejtuese te Shoqates behen ne baze te dy ose me shume kandidaturave dhe me votime te fshehte. Te gjitha vendimet e Mbledhjes se Pergjitheshme dhe te Keshillit Drejtues te Shoqates protokollohen. Kreu VI
Shperndarja e shoqates “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening” Neni 27
Shperndarja e Shoqates behet: a) Me vendim te Mbledhjes se Pergjitheshme te thirrur posacerisht; b) Kur numeri i anetareve te saj ka arritur me pak se 7 (shtate ) veta; c) Kur Mbledhja e Pergjitheshme konstaton se qellimi i Shoqates eshte permbushur ose nuk ka mundesi te permbushet.
Neni 28 Kur vendoset shperndarja e Shoqates ajo c’rregjistrohet, pushon veprimtarine e saj dhe vihet ne likujdim nga komisioni i likujdimit, i cili formohet dhe vepron ne baze te ligjeve ne fuqi.
Kreu VI Dispozitat Përfundimtare
Neni 29
Ky Statut me miratimin e tij nga Mbledhja e Pergjitheshme e Shoqates “Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening” hyn ne fuqi me daten 29 Prill 2004 dhe ka fuqi prapavepruese.
Neni 30
Për sa nuk është parashikuar në këtë Statut aplikohen normat e legjislacionit Shqiptar ne fuqi.
|