|
Aktivitet - E Premte, 28 Dhjetor 2007
|
|
|
|
|
Mbledhje e Përgjithshme Vjetore e Asamblesë se Shoqatës 'Pasuniversitaret Shqiptare te Burses Chevening'.
E Premte, 28 Dhjetor, 2007 Mbledhje e Përgjithshme Vjetore e Asamblesë e Shoqatës Gjatë Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore të mbajtur më datë 28 dhjetor, 2008 nga shoqata 'Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening', u prezantua zyrtarisht faqja e web-it të shoqatës (www.albanianchevening.org). Ky website u realizua falë ndihmës financiare të Këshillit Britanik, zyra Tiranë. Website-i do të shërbejë jo vetem si një prezantim i shoqatës, por edhe për të mbajtur lidhje dhe kontakte me të gjithë anëtarët e shoqatës sonë, si dhe me pasuniversitarë të bursës Chevening në mbarë globin; me Këshillin Britanik dhe shoqata të tjera të ngjashme. Gjatë mbledhjes u zgjodh dhe Keshilli Drejtues i shoqatës për vitin 2008, anëtarët e të cilit janë: Neritan Kallfa, kryetar Plejada Gugashi, nënkryetare, Arian Hoxha, përgjegjës i financave Clirim Toçi, anëtar Luan Dervishej, anëtar Aktiviteti u shoqërua me një koktejl me rastin e festave të fundvitit.
|
|
|
|
|
|