|
Aktivitet - E Merkure, 23 Prill, 2008
|
|
Takimi informimi mbi njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave pasuniversitare te huaja.
Shoqata'Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening' organizoi një takim informimi me anëtarët e saj mbi proçedurat e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave dhe çertifikatave të marra në universitetet e huaja. Takimi u zhvillua më datë 23 Prill, 2008, në ambjentet e tavernës 'Tafaj' ne Tirane. Referues ishte z. Edmond Cane, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Pjesëmarrësit e takimit patën mundësinë të njihen dhe të diskutojnë mb Ligjin 9741 Dt. 21.05.2007 dhe aktet nenligjore për njohjen e diplomave pasuniversitare të huaja, si dhe dokumentat që nevojiten për njohjen dhe ekuivalentimin e ketyre diplomave. Prezente në takim ishte dhe Elvana Xhakollari, përfaqësuese e Këshillit Britanik. Për më shumë informacion rreth këtyre proçedurave, ju lutem referojuni faqes së MASH në: http://www.mash.gov.al/struktura/njohja%20e%20diplomave.html
|