| Aktivitet - E Premte, 28 Dhjetor 2007 |
|
Mbledhje e Përgjithshme Vjetore e Asamblesë se Shoqatës 'Pasuniversitaret Shqiptare te Burses Chevening'. E Premte, 28 Dhjetor, 2007 Gjatë Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore të mbajtur më datë 28 dhjetor, 2008 nga shoqata 'Pasuniversitarët Shqiptarë të Bursës Chevening', u prezantua zyrtarisht faqja e web-it të shoqatës (www.albanianchevening.org). Ky website u realizua falë ndihmës financiare të Këshillit Britanik, zyra Tiranë. Website-i do të shërbejë jo vetem si një prezantim i shoqatës, por edhe për të mbajtur lidhje dhe kontakte me të gjithë anëtarët e shoqatës sonë, si dhe me pasuniversitarë të bursës Chevening në mbarë globin; me Këshillin Britanik dhe shoqata të tjera të ngjashme. Aktiviteti u shoqërua me një koktejl me rastin e festave të fundvitit. |